Ballina SPORT Futboll, Juventus bën goditjen e madhe jashtë fushës

Futboll, Juventus bën goditjen e madhe jashtë fushës

Juventusi, është një nga ekipet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e botës futbollistike, gjatë këtij viti. Pas blerjes së bujshme të Ronaldos, bardhezinjtë kanë bërë dhe një goditje jashtë fushave.

Italianët kanë rinovuar kontratën e tyre me Adidas deri në 30 qershor të vitit 2027. Zgjatja e marrëdhënies me gjigantin sportiv gjerman do të sjellë në arkat e klubit torinez rreth 408 milionë euro. Ky lajm është bërë i ditur nga vet klubi në faqen zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Duket që me blerjen e Ronaldos, ekipi bardhezi po “josh” edhe më shumë kompanitë e mëdha për të investuar dhe reklamuar përmes Juventusit.