Ballina SPORT Futboll, Juventus arrin marrëveshjen me Sandron

Futboll, Juventus arrin marrëveshjen me Sandron

Juventus ka arritur së fundmi marrëveshjen me Alex Sandron për vazhdimin e kontratës së re.

“Zonja e Vjetër” ka njoftuar para pak çastesh se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin brazilian për vazhdimin e kontratës.

Alex Sandro ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë në Torino deri në vitin 2023.

Manchester United, Chelsea dhe PSG ishin në garë për brazilianin, mirëpo tani duhet të shënjestrojnë një lojtar tjetër.