Ballina SPORT Futboll, jo vetëm Reali, edhe gjigantët anglezë kërkojnë Dibalan

Futboll, jo vetëm Reali, edhe gjigantët anglezë kërkojnë Dibalan

Argjentinasi i Juventusit nuk po kalon një periudhë të mirë te bardhezinjtë. I zhvendosur shumë prapa në skemat e Alegrit, numri 10 nuk është aspak i kënaqur dhe e ka shprehur këtë, aq sa në sfidën e fundit ndaj Sasuolos, e nisi nga stoli.

Situata e tij ka bërë që të shtohen zërat për një largim të mundshëm. Përveç Realit të Madridit, që ka shfaqur prej kohësh interesin e tij për yllin argjentinas, vijnë dhe raportime të tjera.

Sipas “The Sun”, çelsi dhe Mançester Junajtid janë të gatshëm për plotësuar kërkesat e Juventusit për ta lënë të lirë Dibalan. Ndërkohë, sërish sipas “The Sun”, bardhezinjtë nuk kanë hequr dorë nga Salah, për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë para dhe argjentinasin.