Ballina LAJME Futboll, ikën Marco Giampaolo dhe vjen Stefano Pioli, tifozët e AC Milan...

Futboll, ikën Marco Giampaolo dhe vjen Stefano Pioli, tifozët e AC Milan të pakënaqur

Stefano Pioli

Ajo që pritej, që pas humbjes në derbi, tashmë u zyrtarizua. Drejtuesit e AC Milan i kanë thënë lamtumirë trajnerit Marco Giampaolo. Ky i fundit e drejtoi klubin kuqezi vetëm për gati shtatë javë, një rekord më vete ky dhe aspak për t’u mbajtur mend.

Por, tifozët e AC Milan duket se nuk janë aspak të kënaqur me zëvendësuesin e tij. Trajneri i ri do të jetë Stefano Pioli, një tifoz i çmendur i FC Inter,

AC Milan, pas shtatë javëve të para të Serie A, ka fituar tre ndeshje dhe ka humbur katër, përfshirë edhe humbjen turpëruese ndaj rivalëve të përjetshëm. Humbja 2 – 0 ndaj FC Inter ishte ajo që vulosi fatin e Marco Giampaolo.

Në një njoftim nga AC Milan u bë i ditur shkakrkimi i trajnerit Giampaolo, ku edhe falenderohet “për punën e kryer deri më tani.”

Në garë për stolin e AC Milan ishte edhe Luciano Spalletti, por ky i fundit nuk gjeti dot marrëveshjen me FC Inter për ndërprerjen e kontratës. Në vitin 2017, Spalletti u emërua trajneri i FC Inter dhe kontrata mes tyre zgjaste deri në vitin 2021. Ai u shkarkua nga kjo detyrë më 30 maj të këtij viti, por FC Inter vijon ta paguajë atë sipas kontratës në fuqi për sa kohë Spalletti nuk fillon një punë tjetër. Gjatë tratativave të ditëve të fundit, Spalletti dhe FC Inter nuk ranë në marrëveshje për zgjiedhjen e kontratës mes tyre, dhe AC Milan angazhoi shërbimet e Stefano Pioli.