Ballina SPORT Futboll, Icardi humbet dhe Fiorentinën, rikthimi mbetet mister

Futboll, Icardi humbet dhe Fiorentinën, rikthimi mbetet mister

Mauri Icardi nuk është grumbulluar për ndeshjen me Rapidin e Vjenës në Europa League, por ky nuk mund të jetë një shqetësim serioz për zikaltrit, që e kanë fituar ndeshjen e parë dhe janë me një këmbë në fazën tjetër.

Mirëpo lajmi I keq është se nuk mund të jetë I gatshëm as për takimin me Fiorentinën në transfertë.

Sipas Gazzetta dello Sport, edhe pse nuk u verifikuar ndonjë dëmtim i mundshëm në gju, Mauro konsiderohet ende pjesë e infermierisë dhe pritet t’I bashkohet grupit në stërvitje në hënën. Argjentinasi do të vazhdojë t’I nënshtrohet terapisë, për të qenë sa më parë në gjendjen optimale.

Askush në “Apiano Gentile” nuk kërkohet të nxitohet me çështjen “Icardi”. Sulmuesi do të kthehet nën urdhrat e Spallettit kur ta ndiejë se është gati fizikisht dhe psikologjikisht.

Mbetet për t’u kuptuar se çfarë pret Spalletti dhe skuadra nga Mauro.