Zlatan Ibrahimoviç ka promovuar së fundmi librin më të ri autobiografik në Suedi.

Titulli i veprës është “I am Zlatan” dhe tregon rrugëtimin e sulmuesit shtatlartë që e nisi karrierën e tij nga lagjet e varfra të mbushura me emigrantë në qytetin e Malmos.

Një detaj interesant në librin e fundit të suedezit janë dhe prapaskenat e transfertës së tij te PSG-ja në vitin 2012, ku ai shpjegon se dëshironte të qëndronte me doemos në Milano, por një sërë ngjarjesh e larguan nga Milani.

“Galiani më premtoi se Milani do t’i refuzonte të gjitha ofertat që do të vitin. Por, një ditë më merr agjenti im Raiola në telefon dhe më thotë se Milani ka pranuar një ofertë nga PSG-ja për kartonin tim. Ndihesha mirë në Milano dhe PSG-ja ishte një klub në ndërtim dhe asokohe nuk ma mbushte shumë syrin. I dhashë një listë me kërkesa të çmendura për të më lënë të qetë, por për çudinë time Raiola më merr sërish dhe më thotë: Ata t’i plotësuan të gjitha, bëj gati valixhet,”- bën të ditur në shkrimin e tij në libër Ibra.