Ballina SPORT Futboll, Hysaj shkëlqen në të djathtën, mediat italiane elozhe shkodranit

Futboll, Hysaj shkëlqen në të djathtën, mediat italiane elozhe shkodranit

Elseid Hysaj ishte padiskutim “xholi” i Maurizo Sarrit, një futbollistit të cilin italiani e aktivizonte thuajse në çdo pozicion, kjo ishte dhe një nga arsyet pse e dëshironte me çdo kusht tek Chelsea. Me ardhjen e Ancelottit, Hysaj humbi shumë nga ai status si i paprekshëm por gjërat po fillojnë të ndryshojnë sërish pasi në të djathtë shkodrani vijon të jetë po ai lojtarë i pagabueshëm.

Anësori i Kombëtares zbriti në fushë si titullarë kundër Salsburg, fatmirësisht Ancelotti e aktivizojë në pozicionin e tij natyral, në krahun e djathtë dhe paraqitja e tij ishte shumë pozitive.

Ancelotti

Blutë siguruan një fitore të pastër 3-0, ku Milik, Fabian Ruiz dhe një autogol i Onguene firmosën në këtë sukses që e bën thuajse të sigurt kualifikimin e italianëve në çerekfinalet e Europa League. Në përfundim të ndeshjes Hysaj u vlerësua më notën 6,5:

Napoli Hysaj

“Përfundimisht më mirë në krahun e djathtë. Shumë i përqendruar në fazën defensive, mirë edhe kur dilte në sulm, shkruan TutttomercatoWeb. Nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola Inter në transfertë kundër Eintracht Frankufurt. Zikaltërit shpërdoruan dhe një 11-metërsh në minutën e 22-të me Brozovic që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.