Ballina SPORT Futboll, humbja e rëndë e Schalke, tifozët i heqin shiritin kapitenit të...

Futboll, humbja e rëndë e Schalke, tifozët i heqin shiritin kapitenit të tyre

Nuk ka fund kriza e Schalke 04 në kampionatin gjerman. Skuadra nga Gelsenkirchen nuk njeh fitore prej shtatë ndeshjeve radhazi, ndërsa humbja 4-0 në shtëpi përballë Fortuna Dusseldorf ka shteruar edhe durimin e tifozëve. Disa prej tyre, zbritën në fushë pas përfundimit të sfidës së fundit, duke vendosur në shënjestër kapitenin e ekipit, Benjamin Stambouli.

Fubollisti dukeshëm i prekur dhe me lot në sy është detyruar të dorëzojë shiritin. Një gjest aspak i bukur dhe i komentuar gjatë në mediat gjermane. Pas kësaj ecurie negative dhe humbjes së rëndë në ndeshjen e së shtunës, në rrezik është edhe trajneri Domenico Tedesco.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, tekniku pret vetëm komunikimin zyrtar për të mbyllur aventurën në pankinën e Schalke 04.