Ballina Sport Bota Futboll, Hollanda barazon me Gjermaninë

Futboll, Hollanda barazon me Gjermaninë

Hollanda ka arritur të siguroj një barazim të vyer kundër Gjermanisë në minutat e fundit të ndeshjes. “Pancerat” nuk kishin asnjë objektiv për këtë sfidë, pasi as fitorja nuk iu bënte punë, ndërsa Holanda mjaftohej me një pikë për të marrë kreun e grupit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin gjermanët me një gol në minutën e 9-të të Ëerner. Gjermania arriti të dyfishoj epërsinë në minutën e 20-të me anë të Leroy Sane.

Në pjesën e dytë Holanda u vu e gjitha në sulm. Golin e parë arriti ta shënoj në minutën e 85-të me anë të lojtarit të Sevillas, Promes. Barazimin Holandës ia solli kapiteni  Van Dijk në minutën e 91-të. Ky barazim e dërgon Holandën në play-off të ligës A.

Në grupin 1 Holanda renditet në vendin e parë me 7 pikë po aq sa edhe Franca por me golaverazh më të mirë.