Ballina LAJME Futboll, holandezi Erik ten Hag i mbyll derën, Bayern Munchen pa trajner

Futboll, holandezi Erik ten Hag i mbyll derën, Bayern Munchen pa trajner

Trajneri i klubit të mirënjohur holandez Ajax Amsterdam, Erik ten Hag, ka hedhur poshtë çdo mundësi për të kaluar tek gjigandët gjermanë të Bayern Munchen. Ai ishte i parapëlqyeri i klubit gjerman, por tani kriza vazhdon, pasi Bayern Munchen do të qëndrojë edhe për disa javë pa trajner.

Humbja 5 – 1 ndaj Eintracht Frankfurt ishte kulmi i një serie rezultatesh negative dhe drejtuesit e Bayern Munchen vendosën ta shkarkonin atë. Por, Erik ten Hag i ka thënë jo interesimit të gjermanëve. “Jam shumë i lidhur me skuadrën time. Mund të konfirmoj se do të qëndroj tek Ajax deri në fund të sezonit,” – ka deklaruar Erik ten Hag në një videomesazh të postuar në rrjetet sociale të klubit holandez.

Përveç Erik ten Hag, emra të pëlqyer nga drejtuesit bavarezë janë edhe Massimiliano Allegri dhe Jose Mourinho.