Ballina LAJME Futboll, Griezmann drejt Barcelonës për 120 milionë euro

Futboll, Griezmann drejt Barcelonës për 120 milionë euro

Telenovela që e dërgon talentin francez Antoine Griezmann drejt Barcelonës tashmë do të marrë fund. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi francez ka arritur akordin me katalanasit, të cilët do të derdhin në arkat e klubit të Atletico Madrid plot 120 milionë euro.

Marrëveshja pritet të konkretizohej prej kohësh, por duhej që fillimisht klubi madrilen të transferonin futbollistin portugez Joao Felix në Wanda Metropolitano. Portugezi shihet si zëvendësuesi ideal i Griezmann, kartoni i të cilit kushtoi aq sa Atletico Madrid do të marrë për francezin nga Barcelona.