Ballina SPORT Futboll, goli i Calhanoglu mban gjallë shpresat e AC Milan për Champions...

Futboll, goli i Calhanoglu mban gjallë shpresat e AC Milan për Champions League

Një gol i turkut Hakan Calhanoglu i ka mjaftuar AC Milan për të mposhtur AFC Fiorentina në ndeshjen e mbrëmshe të Serie A, duke mbajtur kështu të gjallë ëndrrën për një kualifikim në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

Mesfushori turk u treguar cinik në minutën e ’35, teksa një krosim në zonë e dërgoi pas shpatullave të portierit Lafont. Goli që mbeti në fuqi deri në fund, pavarësisht tentativave të skuadrës vendase për të vendosur baraspeshën.

Pas kësaj fitoreje, AC Milan ngjitet në vendin e pestë në tabelën e renditjes, në kuotën e 62 pikëve, një më pak se FC Inter, që sot nesër luan takimin e radhës ndaj AC Chievo.