Ballina SPORT Futboll, “Globe Soccer Awards”, Ronaldo, Griezmann e Mbappe kandidatë

Futboll, “Globe Soccer Awards”, Ronaldo, Griezmann e Mbappe kandidatë

Cristiano Ronaldo, Antoinne Griezman e Kylian Mbappe janë futbollistët kandidatë për të fituar çmimin e Futbollistit më të mirë të vitit në edicionin e 10 të Globe Soccer Award, ceremonia e të cilit do të mbahet në Dubai në 3 janar të vitit të ardhshëm.

Ronaldo është përfshirë mes finalistëve të këtij eventi për fitoren në Ligën e Kampioneve me real madrid, Grizman fitoi Europa League me Atletico Madrid dhe botërorin me Francën, ndërsa Mbappe fitoi Ligue 1 me Paris Saint Germain e Kupën e Botës në Rusi.

Në të njëjtën kohë janë përcaktuar edhe kandidaturat për trajnerin më të mirë të vitit edhe janë Didier Deschamps, Diego Simeone, Massimiliano Allegri, Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.