Ballina Sport Vendi Futboll, gjithçka ende e hapur në Grupin C të Champions League

Futboll, gjithçka ende e hapur në Grupin C të Champions League

Teksa mbrëmë kanë përfunduar ndeshjet e radhës së katër grupeve të para të Champions League në futboll, një pjesë e ekipeve e kanë siguruar kualifikimin, ndërkohë që Grupi C mbetet tërësisht i hapur deri në frymën e fundit. Humbja e Liverpool FC në Beograd, në ndeshjen ndaj FK Crvena Zvezda, ka bërë që të katër ekipet të vijojnë të mbeten në garë për fazën tjetër.

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura mbrëmë, sipas grupeve respektive, ishin:

Grupi A
  • AS Monaco FC (Francë) 04 Club Brugge (Belgjikë)
  • Club Atletico de Madrid (Spanjë) 20 Borussia Dortmund (Gjermani)
Grupi B
  • FC Inter Milano (Itali) 11 FC Barcelona (Spanjë)
  • Tottenham Hotspur FC (Angli) 21 PSV Eindhoven (Holandë)
Grupi C
  • FK Crvena Zvezda (Serbi) 20 Liperpool FC (Angli)
  • SSC Napoli (Itali) 11 Paris Saint-Germain (Francë)
Grupi D
  • FC Schalke 04 (Gjermani) 20 Galatasaray AS (Turqi)
  • FC Porto (Portugali) 41 FC Lokomotiv Moskva (Rusi)

Në përfundim të këtyre ndeshjeve, të cilat ishin të katërtat në radhë për këto grupe, duket qartë se gara për dy vendet e para është tërësisht e hapur vetëm Grupi C. Këtë grup e kryeson Liverpool FC me 6 pikë, ndërkohë që në vend të fundit ndodhet FK Crvena Zvezda me 4 pikë. Kjo tregon se do të jenë dy ndeshjet e mbetura ato që do vendosin gjithçka.

Sa i përket tre grupeve të tjera, gjërat duket më të qarta, ku të paktën vendet e para janë tashmë konsoliduar. Borussia Dortmund, FC Barcelona dhe FC Porto duket se e kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Barazimi që FC Inter Milano arriti ndaj FC Barcelona i ka vënë italianët në pozita shumë të mira për të vazhduar më tej.