Ballina Sport Vendi Futboll, në kërkim të trajnerit për ekipin kuqezi

Futboll, në kërkim të trajnerit për ekipin kuqezi

Një nga mesfushorët më të mirë të kuqezinjve në vitet 1990-2001, Bledar Kola, është kontaktuar së fundmi nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe mund të jetë ai pasardhësi i teknikut aktual Christian Panucci.

Edhe pse Panucci vazhdon të jetë në krye të pankinës kuqezi, pritet që pas miqësores me Uellsin të ulet me presidentin Armand Duka për të negociuar prishjen e marrëveshjes.

FSHF ende nuk ka zyrtarizuar asgjë nga këto lëvizje, por rezultatet e Panucci nuk lënë shumë hapësirë për hamendje rreth të ardhmes së tij në drejtimin e ekipit kombëtar të futbollit.