Ballina Sport Vendi Futboll, francezja L’Equipe paralajmëron përjashtimin e PSG nga Champions League

Futboll, francezja L’Equipe paralajmëron përjashtimin e PSG nga Champions League

Gazeta sportive franceze L’Equipe ka paralajmëruar se do të ketë zhvillime të reja, që mund të sjellin deri edhe përjashtimin e Paris Saint-Germain nga Champions League. Shkak për këtë duket se do të bëhen kontratat e shumta të sponsorizimit, që PSG ka nënshkruar me subjekte të ndryshme në Katar.

UEFA ka akuzuar shpesh PSG se është duke shkelur me të dyja këmbët rregullin “Fair Play” në marrëdhëniet e veta financiare. Pavarësisht se PSG ka vendosur të reduktojë me 37 përqind kontratat e sponsorizimit me shtetin e pasur arab, klubi francez nuk i është përmbajtur kushteve të përcaktuara dhe kjo mund të bëjë që sezonin e ardhshëm ai të përjashtohet nga Champions League.