Ballina SLIDER 1 Futboll, fortunë tek Real Madrid, Zidane largon nëntë lojtarë

Futboll, fortunë tek Real Madrid, Zidane largon nëntë lojtarë

Do të jetë një revolucion ai që Florentino Perez dhe Zidane do të bëjnë në fund të këtij sezoni. Pa parë fytyrat, as kurrikulumin, por duke u bazuar vetëm për atë që ka nevojë ekipi për t’u kthyer në majë të Evropës.

Objektivat për afrimet janë ata që tashmë të gjithë i dinë: për mesfushën Eden Hazar, Kristian Eriksen dhe ëndrrra e madhe Pol Pogba. Në sulm objektiv është Mbape, që nga ana e tij ka lëshuar sinjale drejt madrilenëve, ndërsa alternativë mbetet Herri Kejn.

Por, më interesantë sesa blerjet janë shitjet. Nëse dikush kishte në plan të merrte Asension, tani nuk mund ta bëjë pasi Perez me kërkesë të Zidane e ka hequr nga merkatoja. Në shitje është Vahejo, që me ardhjen e Militanos nuk do të ketë më vend në ekip. Marselo gjithashtu mbetet në dyshim. Ndonëse Zidane e pëlqen shumë, aktivizimi i Reguijon, prodhim i akademisë, është prioritar. Bejl gjithashtu mbetet në merkato, ndërsa mes portierëve, është Kurtua ai me valixhe në dorë. Mariano Diaz nuk ka bindur, ndërsa Reali mendon ta huazojë. Pastaj janë tre lojtarë që në fund të sezonit do të shiten: Sebajos, Jorente dhe Valverde, të gjithë lojtarë që pritej të rindërtonin një repart, por me ardhjen e Zidane, nuk do të kenë më minuta dhe do të largohen në fund të sezonit.