Ballina LAJME Futboll, fiton KF Shkumbini, KF Luzi 2008 nuk ngjitet dot një kategori...

Futboll, fiton KF Shkumbini, KF Luzi 2008 nuk ngjitet dot një kategori më lart (VIDEO)

Ndeshja mes KF Luzi 2008 dhe KF Shkumbini, ndeshje kjo e luajtur në Fier, u mbyll me rezultatin 1 – 0 në favor të skuadrës nga Peqini, e cila ngjit kështu në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Në këtë mënyrë, KF Luzi 2008 humbi edhe shansin e fundit që, sezonin e ardhshëm, të luante një kategori më lart.

Në ndeshjet e para kualifikuese, KF Shkumbini humbi ndaj KF Veleçiku, ndërsa KF Luzi 2008 kishte humbur ndeshjen ndaj KF Elbasani. Dy humbësit e takimeve të para u ndeshën mes tyre për biletën e fundit për në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Fati i buzëqeshi më tepër skuadrën nga Peqini, e cila shënoi që në minutën ’33 me anë të kapitenit Klemend Xhyra. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit, pavarësisht se peqinasit humbën edhe një penallti.