Ballina SPORT Futboll, Filipe Luis drejt largimit nga “Atletico”, “Barcelona” në pritje

Futboll, Filipe Luis drejt largimit nga “Atletico”, “Barcelona” në pritje

Mbrojtësi brazilian i ekipit të “Atleticos së Madridit” duket se është shumë larg rinovimit me klubin e tij aktual.

Është spanjollja “El Mundo Deportivo” e cila hedh dyshime rreth rinovimit të mbrojtësit brazilian me “Atleticon”, dhe shkak për këtë sipas saj është ekipi i “Barcelonës”.

Mosrinovimi me klubin bën që lojtari të dalë në ankand dhe në qershor i skadon kontrata me klubin madrilen.

Marrëveshja me 33-vjeçarin shihet si goditje e madhe nga ana e “Barcelonës”, e cila do të përfitonte mjaftë nga eksperienca e Luis.