Ballina SPORT Futboll, FIFA rimodelon Botërorin e Klubeve në mars

Futboll, FIFA rimodelon Botërorin e Klubeve në mars

Takimi i programuar i FIFA i cili do të mbahet në muajin mars në Miami, mendohet se do të prekë shumë turne, mes të cilëve dhe botërorin.

FIFA nuk ka vendosur ende se kur do të mbahet edicioni i ardhshëm i Kupës së Botës për klube dhe duket se pikërisht formati i këtij turneu synohet të bëhet shumë më tërheqës si për klubet, ashtu edhe për tifozët.

Xhani Infantino, presidenti i FIFA dëshiron ta bëjë ktë turne të ngjashëm me Kupën e Botës, mirëpo deri tani ka hasur në oponencën e UEFA.

“Propozoj që ta bëjmë një kupë bote të vërtetë e cila do ti japë të drejtën e pjesëmarrjes të gjithë kontinenteve,” – ka deklaruar Infantino.

Këshilli i FIFA pritet të mbështesë edhe rikthimin e Kupës Interkontinentale, ndërsa pritet të miratohet edhe propozimi i Infantinos që Kupa e Botës në të ardhmen të ketë 48 ekipe dhe ky plan të zbatohet që nga turneu i 2022 në Katar.