Ballina SPORT Futboll, Euro 2020, shorti hidhet më 2 dhjetor

Futboll, Euro 2020, shorti hidhet më 2 dhjetor

UEFA publikon datën dhe skuadrat e gjashtë vazove për shortin e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian të Futbollit 2020. Shorti do të zhvillohet më 2 dhjetor, ndërsa kombëtarja kuqezi bën pjesë në vazon katër.

Krahasuar me ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018, Shqipëria ka zbritur kështu një vazo më poshtë.

Ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 do të ndahen 10 grupe, ku dy vendet e para të secilit grup kualifikohen drejtpërsëdrejti. Katër vendet e tjera do të plotësohen nga ekipet më të mira që do të dalin nga UEFA Nations League.

Në ndryshim nga edicionet e kaluara, Euro 2020 nuk do të luhet në një apo dy vende organizatore, por ndeshjet do të zhvillohen në 12 qytete të 12 vendeve të ndryshme evropiane njëherazi. Në këtë mënyrë, Euro 2020 nuk do të ketë një vend të caktuar organizator, i cili kualifikohet automatikisht për në finale.

Ndarja e 55 vendeve pjesëmarrëse në ndeshjet kualifikuese, sipas vazove respektive, është:

  • Vazoja e parë: Anglia, Portugalia, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia
  • Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnje-Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria
  • Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia
  • Vazoja e katërt: Shqipëria, Qiproja, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania
  • Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe
  • Vazoja e gjashtë: Andorra, Letonia, Lihtenshtejni, San Marinoja dhe Malta.