Ballina LAJME Futboll, eliminatoret e Euro 2020, luhet sonte ndeshja Shqipëri-Turqi

Futboll, eliminatoret e Euro 2020, luhet sonte ndeshja Shqipëri-Turqi

Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja e parë eliminatore për Kampionatin Evropian të Futbollit 2020 dhe Shqipëria do të kërkojë ta nisë mbarë rrugëtimin e saj kundër Turqisë. Një duel ky që nuk është i panjohur dhe ka prodhuar ndeshje plot emocion në të shkuarën.

Ndeshja e sotme do të jetë e njëmbëdhjeta që do të luhet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Deri tani, dy kombëtaret janë përballur 10 herë në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë edhe ndeshjet miqësoret, dhe bilanci është i barabartë: katër fitore Shqipëria, katër fitore Turqia dhe dy ndeshje kanë dalë barazim.

Në këtë ndeshje, Kristian Panuçi do të drejtojë Shqipërinë për herë të pesëmbëdhjetë. Deri tani, bilanci i tij është katër fitore, dy barazime dhe tetë humbje. Për t’u theksuar fakti që ai e ka mundur Turqinë në një miqësore me rezultatin 2-3.