Ballina LAJME Futboll, eliminatoret e Euro 2020, kombëtarja kuqezi nis përgatitjet

Futboll, eliminatoret e Euro 2020, kombëtarja kuqezi nis përgatitjet

Futbollistët e kombëtares kuqezi kanë nisur përgatitjet për ndeshjet eliminatore me Turqinë dhe me Moldavinë, përkatësisht më 11 tetor dhe 14 tetor. Tekniku Edi Reja u foli kuqezinjve për rëndësine e madhe që kanë këto dy takime për të mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të Futbollit 2020.

Në dispocziion të trajnerit Reja është i gjithë grupi i futbollistëve, me përjashtim të kapitenit Elseid Hysaj, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen që Napoli luajti kundër Torinos. Shkodrani do të qëndrojë disa javë jashtë fushave të blerta dhe, në këto kushte, nuk do të jetë pjesë e grupit për dy ndeshjet e radhës.

Ivan Balliu është në pole position për të zëvendësuar Hysajn, megjithatë deri tani Reja nuk ka bërë asnjë lëvizje.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Shqipëri ka fituar tre dhe ka humbut tre, duke u renditur e katërta në Grupin H me 9 pikë.