Ballina LAJME Futboll, eliminatoret e Euro 2020, ikën Greqia, me helenët debuton një lojtar...

Futboll, eliminatoret e Euro 2020, ikën Greqia, me helenët debuton një lojtar shqiptar

Greqia shënon humbjen e tretë rradhazi në raundin e pestë të ndeshjeve eliminatore për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian të Futbollit Euro 2020. Përballë kishte Finlandën, e cila mori tre pikë të vlefshme me rezultatin minimal 1-0. Kjo humbje shënoi edhe përjashtimin e Greqisë nga çdo mundësi për të luajtur në Euro 2020, pavarësisht se në radhët e saj u aktivizua edhe talenti shqiptar Mario Vrushaj.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi një prej lojtarëve më të përfolur në Premier League për momentin, Teemu Pukki.

Në këtë ndeshje, me kombëtaren greke luajti edhe Mario Vrushaj, me origjinë nga Shqipëria, megjithëse humbja që në debutim dhe skualifikimi nga Euro 2020 nuk ishin pikërisht dëshirat që Vrushaj priste t’i realizoheshin në këtë ndeshje të parë.

Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Greqia ka fituar një, ka barazuar një dhe ka humbur tre ndeshjet e tjera, duke grumbulluar vetëm 4 pikë. Në këto kushte, Greqia është praktikisht jashtë garës për të marrë pjesë në Euro 2020.