Ballina SPORT Futboll, eliminatoret e Euro 2020, Franca humbet në Turqi

Futboll, eliminatoret e Euro 2020, Franca humbet në Turqi

Janë zhvilluar takimet e treta në grupet kualifikuese të Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2020, ku rezultatet befasuese nuk kanë munguar. Supriza vjen nga Turqia, ku skuadra vendase ka shënuar një fitore të pastër 2-0 ndaj Francës, duke marrë kreun e Grupit H.

Fitore me aromë kreu edhe për Italinë. Skuadrës italiane i mjaftoi pjesa e parë për të mundur Greqinë me rezultatin 3-0. Lojtarët e përzgjedhur nga tekniku Mançini shënuan brenda 45 minutave të para të tre golat e takimit.

Tri pikë të vlefshme mori edhe Gjermania në transfertën e Bjellorusisë, ku fitoi me rezultatin e pastër 2-0. Kjo fitore e ngjit Gjermaninë në kuotën e gjashtë pikëve, në vendin e dytë të Grupit C.