Ballina SPORT Futboll, Duka për të ardhmen e teknikut Panucci: Jo koha për vendime...

Futboll, Duka për të ardhmen e teknikut Panucci: Jo koha për vendime të nxituara

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur sërish për të ardhmen e trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit Christian Panucci, duke theksuar se “nuk është koha për të marrë vendime të nxituara.”

“S’është koha për vendime të nxituara. Panucci ka të mirat e të këqijat e veta. S’kemi luksin të ndërrojmë trajner, pasi vetëm në mars fillojmë përsëri me ndeshjet zyrtare. Ne mbetemi një skuadër modeste dhe mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset e Evropianit,” – u shpreh presidenti i FSHF.