Ballina Sport Vendi Futboll, Disiplina merr vendimin për Higuain

Futboll, Disiplina merr vendimin për Higuain

Polemikat ndaj arbitrit në stadiumin “San Siro” dhe kartoni i kuq që e nxori nga fusha mes lotëve, ka sjellë edhe dënimin e Gjykatësit sportiv për Gonzalo Higuain.

Toni kërcënues ndaj arbitrit dhe protestat e vazhdueshme në fushën e “San Siros”, e rënduan pozicionin e sulmuesit argjentinas. Bie në sy mes të gjithave, se periudha juventine është ajo më e pastra për Gonzalo Higuain nga pikëpamja e disiplinës.

Sulmuesi argjentinas i Milanit, i përjashtuar në minutat e fundit të sfidës mes kuqezinjve dhe Juventusit, do të mungojë dy ndeshje sipas arsyetimit të Disiplinës, ndërsa klubi milanez ka premtuar se do të apelojë vendimin.