Ballina Aktualitet Futboll, dhuna në stadiume, FSHF kërkon kthimin e Policisë së Shtetit (VIDEO)

Futboll, dhuna në stadiume, FSHF kërkon kthimin e Policisë së Shtetit (VIDEO)

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar dhunën ndaj gjyqtarit në ndeshjen e së dielës Kamza-Laçi. Në një konferencë shtypi, sot, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku ka kërkuar rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjeve. “Kërkojmë që situata në stadiume të mos rëndohet,” – tha Shulku.

Me këtë rast, edhe kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Tahir Kastrati, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit për të parandaluar ngjarjet në stadiume.