Ballina SPORT Futboll, dështon transferimi i Marek Hamsik në Kinë

Futboll, dështon transferimi i Marek Hamsik në Kinë

Transferimi i Mark Hamsikut, në Superligën kineze ka marrë një kthesë të papritur, pasi Napoli ka njoftuar se do ta pezullojë shitjennë Dalian Yifang, për shkak se kanë ndryshuar metodat e pagesës.

Marrëveshja mes klubeve ishte arritur marrëveshje për Hamsik, të cilit lojtarët e Napolit madje ia bënë një aheng befasues për lamtumirën e tij mbrëmjen e kaluar.

Megjithatë, sonte Napoli publikoi një komunikatë në uebsajtin e vet zyrtar duke deklaruar se e ka pezulluar shitjen e Hamsik.

“Napoli ka vendosur ta pezullojë shitjen e Marek Hamsik te klubi kinez, metoda e pagesës nuk përputhet me aranzhimet e arritur në marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Napolit.

Napoli pritej t’i arkëtonte 18 milionë euro plus dy milionë të tjera në bonuse, ndërsa Hamsik 9 milionë në vit në Kinë.