Ballina Aktualitet Futboll, derbi Tirana-Partizani, masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit

Futboll, derbi Tirana-Partizani, masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit

Policia e Shtetit në Tiranë ka bërë të njohur planin e masave për të garantuar mbarëvajtjen e derbit kryeqytetas Tirana-Partizani. Masat e marra nga Policia e Shtetit konsistojnë në ambientet e jashtme të Stadiumit “Selman Stërmasi” dhe përgjatë rrugëkalimeve të tifozerive nga të dyja skuadrat.

Njëkohësisht, para hyrjes në stadium, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve për sende të kundraligjshme (si armë, sende të forta ose lëndë piroteknike), si edhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Në stadium nuk do të lejohen të futen fëmijët nën moshën 16 vjeç pa praninë e prindërit apo kujdestarit.