Ballina LAJME Futboll, dëmtohet Ronaldo, por Juventus nuk frikësohet

Futboll, dëmtohet Ronaldo, por Juventus nuk frikësohet

“E njoh trupin tim. E di se çfarë shqetësimi dhe dëmtimi mund të kem pësuar në një fraksion sekonde. Prandaj, qëndroni të qetë, maksimumi brenda dy javëve do të jem në fushë, por ndoshta edhe shumë më shpejt.” Me këto fjalë, Cristiano Ronaldo bëri autodiagnozën, pas problemit që hasi në eliminatoren e barazuar, të hënën në mbrëmje, kundër Serbisë.

Sulmuesi i Juventusit, në një sprint e sipër, ndjeu një tërheqje në minutën e ’30 dhe kërkoi menjëherë zëvendësimin, duke u akomoduar në pankinë. Sigurisht që alarmi në radhët e bardhezinjve ishte i menjëhershëm, por 34-vjeçari, edhe pas konsultimit me mjekët, ka siguruar klubin torinez se nuk është asgjë serioze.