Ballina Sport Bota Futboll, dëmtimet “infektojnë” PSG-në

Futboll, dëmtimet “infektojnë” PSG-në

Grumbullimet e futbollistëve të saj me kombëtaren kanë rezultuar jo mirë për kampionët e Ligue 1, Paris Saint Germain.

Francezët kanë marrë lajme të këqija nga këto takime, ku dy yjet e saj Neymar dhe Kylian Mbappe e lanë fushën e blertë për shkak të lëndimeve. Talenti brazilian luajti vetëm shtatë minuta në miqësoren kundër Kamerunit, por ka hedhur poshtë se dëmtimi i pësuar është serioz.

Megjithatë, Kylian Mbappe pritet të jetë mungesa e vetme e PSG-së të mërkurën e ardhshme kundër Liverpool-it në Ligën e Kampionëve, me 19 vjeçarin që dëmtoi shpatullën në miqësoren ndaj Uruguajit.