Ballina SPORT Futboll, deklaron presidenti i Barcelonës: Messi me ne deri në përjetësi

Futboll, deklaron presidenti i Barcelonës: Messi me ne deri në përjetësi

Magjistari i futbollit Leo Messi nuk do të largohet kurrë nga Barcelona. Kështu ka deklaruar Josep Maria Bartomeu, presidenti i klubit katalanas. Vetëm pak ditë më parë, në ndeshjen kundër Liverpool, pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti një shifër jubilare prej 600 golash në karrierën e tij me fanellën e FC Barcelona.

Duke folur për mediat britanike, presidenti i katalanasve theksoi se Messi do të qëndrojë gjithmonë në Camp Nou dhe do të jetë pjesë e bordit drejtues kur ai të vendosë të tërhiqet nga futbolli.

“Ai është një futbollist, prandaj po flasim për futbollin, por do të qëndrojë përjetë me ne, në funksione të tjera, – ka deklaruar Bartomeu. – Leo nuk do të largohet kurrë. Ai do të ndalet së luajturi, por gjithmonë do të jetë me ne. Leo është një gjeni dhe ka treguar sa vlen prej kaq shumë sezonesh.”