Ballina SPORT Futboll, De Biasi thyen heshtjen, shkarkimi i Panuccit dhe e ardhmja

Futboll, De Biasi thyen heshtjen, shkarkimi i Panuccit dhe e ardhmja

Shkarkimi i Panuccit ka trazuar dhe një herë pushimet e gjata të De Basit, trajnerit më të suksesshëm në stolin e Kombëtares, pasi interesimi për të kuptuar nëse është apo jo një kandidat për tu rikthyer sërish në stolin kuqezi ka qenë i madh.

Mbi këtë çështje, De Biasi u përgjigj me “no comment”, duke lënë gjithçka pezull, por në një intervistë për TuttomercatoWeb është ndalur pak tek shkarkimi i Panuccit:

“Më vjen keq që Panucci përfundoi këtë aventurë tek Shqipëria, më shumë nuk di të them. Më vjen keq sepse un vijoj të jem një tifoz i Shqipërisë. E ardhmja ime? I kam thënë jo Venezias dhe Frosinones. Objektivi im është që sezonin e ardhshëm të jem në drejtimin e një klubi ose Kombëtarja,” – u shpreh më tej De Biasi.