Ballina SPORT Futboll, “çmendet” Paris Saint-Germain, 16 milionë paund në vit për portierin De...

Futboll, “çmendet” Paris Saint-Germain, 16 milionë paund në vit për portierin De Gea

Sipas britanikes “Daily Star”, e ardhmja e portierit David de Gea sezonin e ardhshëm do të jetë larg nga fusha e blertë e Stadiumit “Old Trafford” dhe nga klubi i Manchester United. Spanjolli duket se është i gatshëm të braktisë “djajtë e kuq” pas një sezoni aspak pozitiv dhe dëshiron të shkojë te Paris Saint-Germain.

Sipas tabolidit britanik, për gardianin e përfaqësueses spanjolle është gati një kontratë faraonike prej 450 mijë paundësh në javë, ose rreth 16 milionë paund në vit. 28-vjeçari duket shumë i joshur nga kjo ofertë dhe ka dhënë gatishmërinë e tij për transferimin.