Ballina SPORT Futboll, Champions League, Reali Madrid me mision mbrojtjen e trofeut

Futboll, Champions League, Reali Madrid me mision mbrojtjen e trofeut

Pasi kaloi krizën e rezultateve në kampionat, Reali i Madridit kërkon konfirmimin edhe në Ligën e Kampioneve.

Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari zbret në “Joah Kujf Arena” të Amsterdamit për sfidën e vajtjes në fazën e 1/8, ndërsa misioni kundër Ajaksit mbetet i njëjtë, fitorja për të hedhur një tjetër hap drejt mbrojtjes së trofeut më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Parashikimet janë në krah të madrilenëve, por nuk është aq i sigurt trajneri spanjoll, që nuk pranon asnjë nënvlerësim. “Është një ndeshje e vështirë. Nuk ka asgjë të sigurt në një turne të këtij niveli. Por ne jemi Reali i Madridit dhe kërkojmë të fitojmë gjithmonë”, është shprehur Solari, që pritet t’i besojë sërish Vinicius JR në krah të Geret Bejl dhe Karim Benzema.