Ballina LAJME Futboll, UEFA Champions League, Liverpool ngre kupën “veshgjatë” për të gjashtën herë

Futboll, UEFA Champions League, Liverpool ngre kupën “veshgjatë” për të gjashtën herë

Liverpool mëson nga finalja e humbur sezonin e shkuar dhe rikthehet, pas 14 vitesh, në majën e futbollit evropian. Të kuqtë mposhtën Tottenham në finalen e madhe të UEFA Champions League me rezultatin 2-0, ndeshje kjo e luajtur në Stadiumin Wanda Metropolitano, në Madrid.

Sa i përket ndeshjes, takimi nisi praktikisht me gol për Liverpool, që kaloi në avantazh me anë të Mohamed Salah. Egjiptiani u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, duhej të vinte minuta ’87 e takimit që Liverpool të vuloste rezultatin përfundimtar në 2-0. Goditja e Origi dërgoi shifrat në 2-0 dhe Liverpool rikthehet aty ku i takon, mbret në Evropë.