Ballina Sport Bota Futboll, Casillas sulmon ashpër Mourinhon

Futboll, Casillas sulmon ashpër Mourinhon

Iker Casillas dhe Jose Mourinho nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin në kohën kur ishin pjesë e klubit Real Madrid.

Portugezi thuhet se e dënoi portierin legjendar të madrilenëve për shkak të raportit të mirë që ai kishte me lojtarët e kombëtares spanjolle që ishin pjesë e Barcelonës.

Casillas thotë se nëse atëherë ishte tërhequr për të mos pasur probleme, tani do të vepronte menjëherë nëse do përsëritej e njëjta situatë.

“Viti i tretë nuk ishte krejtësisht i mirë, edhe pse fituam kampionatin. Ishin shumë njerëz, raportet e të cilëve u tronditën. Nuk ishte mirë për të, për mua dhe për klubin. Mendoj se nëse do të ndodhte sërish, nuk do i shmangesha më përplasjes, do i lanim hesapet ballë për ballë. Në atë kohë unë vendosa të isha i qetë dhe mendova se ishte rruga e duhur për të nderuar vlerat e ‘Real Madridit,” – tha ai.