Ballina SLIDER 1 Futboll, Boban bashkohet me Maldinin në krye të kuqezinjve në Milano

Futboll, Boban bashkohet me Maldinin në krye të kuqezinjve në Milano

Zvonimir Boban largohet nga detyra e lartë që kishte te FIFA, si këshilltari kryesor i presidentit Xhani Infantino, dhe kthehet në Milano, tek skuadra e tij e zemrës, ku luajti për gati 10 vjet.

“Jam shumë i lumtur që kthehem te Milani im i dashur, duke u përpjekur të kontribuoj për ta rikthyer atë ku duhet të jetë, – tha Boban gjatë marrjes së detyrës së re. – Ai duhet të jetë një klub udhëheqës dhe fitues, sepse kjo është natyra e vetme e historisë së tij, natyra e brohoritjes së tifozëve tanë. Unë do të jap gjithçka për këtë dhe për ngjyrat tona kuqezi.”

Boban do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve sportive, duke punuar ngushtë me shefin ekzekutiv Ivan Gazidis dhe drejtorin teknik Paolo Maldini.