Ballina LAJME Futboll, Besa fiton ndaj Tomorrit, siguron vendin e dytë në renditje

Futboll, Besa fiton ndaj Tomorrit, siguron vendin e dytë në renditje

Besa e Kavajës ka fituar sot ndaj Tomorrit të Beratit, me rezultatin 2 – 1, rezultat ky që e ngjit Besën në kuotën e 24 pikëve, duke u renditur e dyta në Grupin B të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.

Ndeshja e luajt në Kavajë dhe të dy ekipet luftuan për fitore që në momenti që gjyqtari sinjalizoi fillimin e saj. Këtë e tregoi edhe fakti se gjatë gjithë ndeshjes, Besa dhe Tomorri e kontrolluan topin në mënyrë thuajse të barabartë.

Ishin miqtë nga Berati ata që shënuan të parët. Në minutën ’12, Gelando Sharavolli përfiton dhe dërgon topin në rrjetë. Megjithatë, kjo vetëm sa i shtoi dëshirën e kavajasve për të përmbysur rezultatin dhe për të marrë tri pikë shumë të vlefshme nga ky takim.

Golat për Besën erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht barazoi Alked Çelhaka në minutën ’51 dhe goli i fitores u shënua nga Chinonso Darlington Onuh në minutën ’84.

Me këtë fitore, Besa e Kavajës forcon pozitat e veta në vendet e para të Grupit B të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Pas 12 javësh, Besa e Kavajës ka shtatë fitore, tre barazime dhe vetëm dy humbje.