Ballina SPORT Futboll, Bartomeu: Duhet të përgatisim ekipin pas largimit të Messit

Futboll, Bartomeu: Duhet të përgatisim ekipin pas largimit të Messit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se Barcelona duhet të përgatitet për epokën pas largimit të Lionel Messit prandaj po investojnë në lojtarë të mëdhenj.
Me 29 gola në 28 ndeshje, Messi është treguar lojtar vendimtar për Ernesto Valverden, por tani është 31 vjeç dhe duhet të mendohet që së shpejti ai do të pensionohet.

Barcelona ka ofruar Frenkie de Jong nga Ajax për 75 milionë euro, ndërsa e ka konfirmuar edhe marrëveshjen me Emerson nga Atletico Mineiro.

Dyshja u bashkohet emrave si Malcom, Arthur, Clement Lenglet dhe Jean-Clair Todibo që janë të ri.

“E di që një ditë Lionel do të thotë se po pensionohem. Duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen”.“Jemi duke sjell lojtar të mëdhenj të ri, pasi duam që ta vazhdojmë këtë epokë të suksesit. Kjo është detyra jonë”.

“Mandati im do të mbyllet pas dy sezonesh. Dua ta lë klubin në pozitë të mirë duke i treguar presidentit të ti se kjo është e shkuara jonë”.