Ballina SPORT Futboll, Atletiko Madrid, klauzolë marramendëse për portierin Oblak

Futboll, Atletiko Madrid, klauzolë marramendëse për portierin Oblak

Eshtë padyshim portieri më i mirë i momentit. Jan Oblak prej disa sezonesh po luan në nivele të larta, por në dy edicionet e fundit ka qenë thuajse i jashtëzakonshëm në performancat e tij. Slloveni 26-vjeçar është një nga shtyllat kryesore të formacionit të Atletikos së Madridit, ndaj drejtuesit madrilenë po mendojnë të blindojnë gardianin e tyre.

Sipas asaj që raporton anglezja “Daily Mail”, akordi i ri me portierin e Kombëtares së Sllovenisë është gati, teksa në të është përfshirë dhe një klauzolë prej plot 200 milionë eurosh në rast se një klub do të kërkojë shërbimet e parakoheshme të gardianit. Sa i takon përfitimeve personale, paga e Oblak do të rritet në 10 milionë euro në sezon, duke e bërë ndër më të paguarit e ekipit.