Ballina SPORT Futboll, Asist perfekt për Zielinskin, mediat italiane elozhe Hysajt

Futboll, Asist perfekt për Zielinskin, mediat italiane elozhe Hysajt

Napoli zhvilloi një 90-minutësh perfekt në transfertë kundër Parmas duke siguruar një fitore me “poker” golash. C.Ancelotti i besoi një fanellë titullari Elseid Hysaj, por jo në pozicionin e tij natyral, por e spostoi në të majtë. Anësori i Kombëtares jo vetëm që nuk stonoi por ishte fantastik, mbi të gjitha në asistin që shërbeu për Zielinskin në minutën e 19-të.
Milik në të 36-ën dyfishoi shifrat me një goditje dënimi shumë të bukur. Në fraksionin e dytë sërish Milik dhe në fund Ounas shënuan dhe dy herë të tjera duke sigluar shifrat në 4-0.
Më në fund mediat italiane rikthejnë Hysajn e dikurshëm: “Mbron me rregull, sulmon në mënyrë konstante, perfekt në asist për Zielinskin, nota 6,5 për Hysajn shkruan TuttomercatoWeb. Pozitiv ishte dhe komenti në të përditshmet e tjera italiane ku theksojnë faktin se po rritet gjithnjë e më shumë si mbrojtës i majtë.