Ballina SPORT Futboll, 2019 vit i errët, Inter vendos për të ardhmen e Spellettit

Futboll, 2019 vit i errët, Inter vendos për të ardhmen e Spellettit

Viti 2019 ka hyrë në mënyrën më të keqe të mundshëm për Inter, asnjë fitore e për më tepër situata sa vjen e rëndohet, mbi të gjitha pas humbjes kundër Bolonjës, skuadër e cila kishte 14 javë që nuk fitonte në Serie A.

Ky blof i madh ka alarmuar drejtuesit e klubit të cilët së bashku me Spallettin kanë diskutuar gjatë për atë që po ndodh. Trajneri u largua nga zyrat e klubit rreth orës 21:40 ndërsa Marotta me pjesën tjetër të stafit drejtues kanë qëndruar vetëm edhe për 20 minuta të tjera duke dalë në një përfundim:

Spalletti nuk është në rrezik, nuk i është vendosur asnjë ultimatum, përkundrazi kanë konfirmuar edhe një herë besimin ndaj tij. As Spalletti nuk i druhet një shkarkimi, të paktën jo për momentin dhe për sa kohë lojtarët e ndjekin: “Lojtarët më ndjekin, kjo shihet. Na mungon vetëm agresiviteti, të tjerët luftojnë më shumë se ne. Vërshëllimat në Stadium? Nuk kanë asnjë efekt, ka ndodhur edhe më herët. Është e drejtë që tifozët të kërkojnë më shumë”.

Bolonja