“Fuste në xhep” pensionet e qytetarëve, arrestohet 48 vjeçari, punonjës poste

28

Një person banues në Lunxhëri, Gjirokastër ka përfunduar në pranga pasi ishte dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës.

48-vjeçari ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.