Ballina Aktualitet Fushë Krujë, tritol makinës së parkuar para shtëpisë

Fushë Krujë, tritol makinës së parkuar para shtëpisë

Pak pas mesnatës, në qytetin e Fushë Krujës, një sasi lënde eksplozive e vendor poshtë një automjeti ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Sipas burimeve policore, për shkak të orës së vonë, pranë automjetit nuk ka pasur njeri dhe, për këtë arsye, nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit A. C., i cili, sipas burimeve policore, nuk raportohet të ketë konflikte me njeri.

Në momentin e shpërthimit, automjeti gjendej i parkuar para shtëpisë së shtetasit A. C.