Ballina Aktualitet Fushë-Krujë, takimi i LSI me qytetarët, Kryemadhi: Vendi po shkon drejt diktaturës

Fushë-Krujë, takimi i LSI me qytetarët, Kryemadhi: Vendi po shkon drejt diktaturës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, teksa zhvilloi një takim me qytetarët në Fushë-Krujë, u shpreh se djegia e mandateve ishte një veprim ekstrem, por i detyrueshëm në një vend që po shkon drejt diktakturës.

Kryetarja e LSI, përballë qytetarëve të Fushë-Krujës, tha se ndihet në borxh ndaj tyre.

“Nuk di ku ta nis, në fakt LSI ka nisur një rikostrukturim total, – theksoi Kryemadhi. – Ne kemi disa borxhe për burrat dhe gratë e Fushë-Krujës. Do ta shlyejmë borxhin ndaj jush, edhe me kamatë. Historikisht, djemtë dhe gratë e Fushë-Krujës kanë qenë në themelimin e LSI dhe kemi një detyrim moral për t’iu takuar dhe biseduar.”

Duke folur për gjendjen që kalon vendi aktualisht, Kryemadhi tha se “ne dogjëm mandatet, një veprim ekstrem, por i domosdoshëm dhe i detyryeshëm në një vend që po shkon drejt diktakturës.” “Djegia e mandateve për hir të së vërtetës ishte një nga veprimet më të rëndësishme. Edhe kur është krijuar LSI, qëllimi kryesor ishtë integrimi i vendit në BE,” – tha Kryemadhi.