Fushë Krujë, përplaset nga makina, humb jetën 23-vjeçari

0
1
Foto ilustruese

Një 23-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor gjatë paradites së sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë Krujës, ndërsa viktima është identifikuar si Asllan Milla.

Sipas burimeve paraprake policore, viktima ishte duke ecur në këmbë kur është përplasur për vdekje nga një automjet. Policia e Shtetit ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit që i mori jetën të riut.