Ballina Aktualitet Fushë-Krujë, makina përplaset me bordurën, tre të plagosur

Fushë-Krujë, makina përplaset me bordurën, tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të tre të rinjve është regjistruar në orët e para të këtij mëngjesi, në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, në afërsi të fshatit Kamberas.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30 kur një fuoristradë, në të cilën udhëtonin tre të rinj ka dalë nga rruga dhe ka goditur bordurën e një karburanti që ndodhet anës rrugës.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur tre të rinj dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Ilir Gega, Altin Vogli dhe Dorja Hifi u dërguan me urgjencë ne spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas të dhënave të para të Policisë, shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte makina, si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta të rrugës.