Ballina Aktualitet Fushë-Krujë, kryedemokrati Basha: T’i japim fund qeverisë bandite më 16 shkurt

Fushë-Krujë, kryedemokrati Basha: T’i japim fund qeverisë bandite më 16 shkurt

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me banorët e Fushë-Krujës, ku prezantoi planin ekonomik të PD, premtoi vende të reja pune, çlirim të ekonomisë si dhe zhdukje të krimit.

Duke i ftuar qytetarët e Fushë-Krujës në protestë, Basha shtoi gjithashtu “ Le të jetë 16 shkurti dita e parë e një demokracie të vërtetë evropiane dhe çdokush ta marrë vesh që në Shqipëri që pas 16 shkurtit do vendosin shqiptarët. Ka vetëm një forcë që mund ta zhbllokojë këtë situatë dhe kjo forcë janë shqiptarët e bashkuar më 16 shkurt në Tiranë, për të deklaruar fundin e banditëve”.